Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Altin Dumani raporton në Bruksel/ Zyrtarja e BE-së në Tiranë: Do tregojë arritjet e mandatit të tij
Gjatë vizitës së saj në Tiranë, Drejtoresha për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Valentina Superti, zhvilloi një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani, ku vlerësoi punën e deritanishme të SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. Superti theksoi se kjo luftë përbën një element kyç në përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Kjo punë thelbësore duhet të vijojë me të njëjtën vendosmëri dhe forcë edhe nën Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, përzgjedhjen dhe emërimin e të cilit do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër.” Vetëm një ditë pasi Dumani raportoi në komisionin e Ligjeve në Kuvend, përfaqësuesja e BE-së konfirmoi se kreu i SPAK pritet të raportojë në Bruksel për arritjet e mandatit të tij. “Së shpejti...