Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ushtria amerikane i bën thirrje Hamasit ta ndalë dhunën ndaj civilëve në Gazë dhe të çarmatoset
Komanda e Ushtrisë Amerikane në Lindjen e Mesme i bëri thirrje të mërkurën Hamasit ta ndalë dhunën ndaj civilëve në Rripin e Gazës dhe të çarmatoset “pa vonesë”, pasi grupi militant po përpiqet ta rimarrë kontrollin duke vendosur forca sigurie dhe duke i ekzekutuar ata që i cilëson si bashkëpunëtorë të Izraelit. Hamasi është i shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera. Grupi palestinez, i cili nuk është zotuar publikisht se do të çarmatoset apo se do të heqë dorë nga pushteti, ka filluar t’i rikthejë dalëngadalë njerëzit e vet në rrugët e Gazës qëkurse nisi zbatimi i armëpushimit të premten. Hamasi i ka vrarë më shumë se 30 anëtarë të një “bande” në Qytetin e Gazës, tha të hënën për...