Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Shtëpi bari” në mes të Bilishtit, disa të shoqëruar, pritet arrestime
FOTO ILUSTRUESE KORÇË- Policia e Korçës ka goditur një rast të paligjshëm të kultivimit të lëndës narkotike kanabis sativa. Një "shtëpi bari" është zbuluar nga policia e Korçës, në qytetin e Bilishtit. Operacioni u zhvillua pas informacioneve të marra nga qytetarët, teksa u bë e mundur gjetja e këtij ambienti dhe sekuestrimi i disa rrënjëve lëndë narkotike të dyshuara kanabis sativa. Lidhur me rasti, deri më tani janë shoqëruar në polici disa persona, të cilët mendohen të kenë dijeni apo lidhje me rastin në fjalë, ndërsa priten arrestime pas përfundimit të hetimeve./ZËRI