“Ilir Meta do bëhet sërish President”, Tedi Blushi i bindur: Ja kur do rikthehet

“Ilir Meta do bëhet sërish President”, Tedi Blushi i bindur: Ja kur do rikthehet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi zbuloi në një emision televiziv, ambiciet e Ilir Metës për t’u rikthyer në Presidencë. Teksa juristi Indrit Sefa e vlerësoi punën e Metës si Kryetar Shteti për disa çështje të caktuara, Blushi tha se kreu i burgosur tashmë i Partisë së Lirisë ka marrë vendime të rëndësisë së veçantë për të mbrojtur Kushtetutën. DISKUTIMI NË STUDIO: Sefa: Zoti Blushi ka qenë pjesë e presidencës, ka qenë një presidencë shumë e veçantë e zotit Meta. Me thënë të drejtën, me qenë i sinqertë. Blushi: Edhe e papërsëritshme në raport me mbrojtjen e Kushtetutës. Moderatori Andrea Danglli: S’ dimë nëse do përsëritet se dhe mund të përsëritet zoti Blushi?! Blushi: Unë i referohem situatës aktuale! Moderatori Andrea Danglli:...