No Image Available

Von der Leyen i bën thirrje Shkupit t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për ta vazhduar rrugën drejt BE-së

Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për ta vazhduar rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian (BE), tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas një takimi me udhëheqësit maqedonas në Shkup të mërkurën në mbrëmje. Von der Leyen shkroi në X se BE-ja e mbështet “plotësisht” rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit. “Mund të mbështeteni tek ne. Hapi tjetër dhe i vetëm para fillimit të negociatave është i qartë. Ju duhet ta bëni ndryshimin e dakordësuar kushtetues. Topi është në fushën tuaj. BE-ja është gati”, shkroi ajo. Maqedonia e Veriut ka ngelur mbrapa në rrugën drejt BE-së dhe e mori një goditje në fund të vitit 2024 kur blloku e hapi kapitullin e parë në negociatat për anëtarësim me...