I hoqi shtetësinë ukrainase ish-kryebashkiakut, Zelensky emëron kryetarin e ri të Odesës

I hoqi shtetësinë ukrainase ish-kryebashkiakut, Zelensky emëron kryetarin e ri të Odesës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky emëroi këtë të mërkurë Serhiy Lysak, ish-guvernator i rajonit të Dnipropetrovskit, si drejtues të ri të qytetit portual Odesa, pas shkarkimit të ish-kryebashkiakut Hennadiy Trukhanov. Trukhanov humbi automatikisht postin pasi Zelensky i hoqi shtetësinë ukrainase, për shkak të dyshimeve se ai zotëronte pasaportë ruse, një akuzë që ish-kryebashkiaku e mohon kategorikisht. Administrata e re e qytetit do të jetë ushtarake, një praktikë që është bërë e zakonshme gjatë kohës së luftës, duke i dhënë presidentit kontroll më të madh mbi pushtetin vendor. Megjithatë, disa kundërshtarë politikë e kanë kritikuar këtë si një hap jodemokratik. Trukhanov, i cili drejtoi Odesën që nga viti 2014, ka paralajmëruar se do ta kundërshtojë vendimin në gjykatë. Ai është shprehur kritik ndaj politikës të Ukrainës, një...