Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pasi prezantoi Diellën, Edi Rama vendos që shërbimet e e-Albania ti bëjë me pagesë
Pasi prezantoi ministren e tij të Inteligjencës Artificiale, Diella, Edi Rama ka vendosur që shërbimet e e-Albania ti bëjë me pagesë. Ky ka qenë vendimi i marrë nga qeveria në mbledhjen e saj të ditës së sotme. Sipas tij, disa shërbime që u ofrohen qytetarëve dhe bizneseve në portalin qeveritar në e-Albania, do të jenë me pagesë. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, dhe do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shërbimet në e-Albania të cilat do të jenë me tarifa përfshijnë dokumente me nënshkrim elektronik, me vulë elektronike, certifikata elektronike për fiskalizimin, si dhe transaksione në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG). Shërbimet në “e-Albania” që bëhen me pagesë: 4 800 (katër mijë e tetëqind) lekë, përfshirë TVSH-në,...