Gjermania premton 200 milionë euro ndihmë emergjente për Gazën

Gjermania premton 200 milionë euro ndihmë emergjente për Gazën

Gjermania do të ofrojë të paktën 200 milionë euro (233 milionë dollarë) ndihmë emergjente afatshkurtër për rindërtimin e Rripit të Gazës, tha të mërkurën Ministrja e Zhvillimit Reem Alabali Radovan. "Kjo është shkalla e asaj, që është tashmë e disponueshme në buxhet", tha Radovan gjatë një podkasti lajmesh. Ministria e Zhvillimit e Gjermanisë ishte aktive në rajon - veçanërisht në furnizimin me ujë dhe administrimin - përpara sulmeve të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga Hamasi dhe militantë të tjerë islamikë, të cilat shkaktuan luftën dyvjeçare. "Ka fonde atje që i kemi mbajtur pezull për shkak të situatës. Mund t'i bëjmë këto të disponueshme relativisht shpejt", tha Radovan. Ajo tha disa ditë më parë se Gjermania do të ofronte gjithashtu ndihmë kalimtare, për shembull me...