Himni anti-luftë/ Protesta publike, thirrje për rrëzimin e Putinit në sheshin historik të Shën Petersburgut

Himni anti-luftë/ Protesta publike, thirrje për rrëzimin e Putinit në sheshin historik të Shën Petersburgut

Qindra rusë kanë bërë thirrje për rrëzimin e Vladimir Putinit në një shfaqje publike të pakënaqësisë ndaj diktatorit në qytetin e dytë më të madh të vendit, Shën Petersburg. Një turmë e madhe u pa duke u bashkuar me muzikantë rruge në sheshin Kazanskaya më 13 tetor, duke kënduar tekste të ndaluara kundër luftës. Qytetarët rusë kërcenin ndërsa këndonin vargjet e këngës Co-operative Sëan Lake nga Noize MC, një reper pro ukrainas, e cila po luhej nga një grup muzikor që kishte vendosur pajisjet në këtë shesh historik. “Ku keni qenë për tetë vjet, ju përbindësha të mallkuar? Dua të shoh balet, le të vallëzojnë mjellmat. Le të dridhet plaku nga emocioni për ‘Liqeni i Mjellmave’”, brohorisnin ata në rusisht. Teksti gjithashtu përfshin vargjet: “Kur të vdesë...