OKB: Ushtria izraelite po ekzekuton civilë në Gaza, 15 palestinezë të vrarë

OKB: Ushtria izraelite po ekzekuton civilë në Gaza, 15 palestinezë të vrarë

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka akuzuar ushtrinë izraelite se “vazhdon të vrasë civilë” në zonat pranë vijave të ripozicionimit në Rripin e Gazës, pavarësisht thirrjeve për armëpushim. Sipas raportit të OKB-së, të paktën 15 palestinezë janë qëlluar për vdekje në afërsi të trupave izraelite. Aktualisht, forcat izraelite kontrollojnë rreth 53% të territorit të Gazës, ndërsa janë rikthyer në vijën fillestare të tërheqjes. Ushtria izraelite (IDF) deklaroi dje se ka hapur zjarr ndaj “disa të dyshuarve”, por autoritetet shëndetësore në Gaza thanë se të paktën gjashtë persona janë vrarë në dy incidente të ndara. Në reagimin e tij, Ajith Sunghay, kreu i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut në territoret palestineze, kërkoi që të garantohet respektimi i armëpushimit...