Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shfajësohet nga Gjykata e Lartë Bashkim Dedja/ Ish-kreu i Kushtetueses ishte dënuar për fshehje pasurie
Gjykata e Lartë, ka prishur vendimin për dënimin e ish-kryetari të lartë, të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Ky i fundit i cili ishte gjyqtari i parë i dënuar nga GJKKO, do të rigjykohet në Apelin e Posaçëm. Në vendimin e Gjykatës së Lartë, thuhet se rigjykimi të behët me një tjetër trupë gjykues. SPAK kishte kërkuar për Bashkim Dedjan, një vit burg për akuzën e fshehjes së pasurisë, por përfundimisht ai u dënua me 6 muaj, të cilat iu konvertuan në një vit shërbim prove. Sipas SPAK Bashkim Dedja ka fshehur pronësinë mbi një apartament në bregdetin e Kavajës duke e regjistruar në emër të të vëllait. Ish-anëtari i Kushtetueses u shkarkua nga vetting-u për mos justifikim të pasurive, ndërsa në prill të vitit 2021, gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive të tij.