PS kundër “gjinisë së tretë”/ Mazhoranca kundërshton draftin e Ministrisë së Shëndetësisë: Ka vetëm burrë dhe grua

PS kundër “gjinisë së tretë”/ Mazhoranca kundërshton draftin e Ministrisë së Shëndetësisë: Ka vetëm burrë dhe grua

Shoqëri tradicionale apo mbështetje për komunitetin LGBTI? Debati publik për gjinitë në Shqipëri, duket se është drejt fundit. Projektligji për barazinë gjinore që kërkon gjithë përfshirjen përtej konceptit binar burrë -grua  propozohet të ndryshojë sërish, duke u kthyer në i ngjashëm me versionin e parë. Grupi parlamentar socialist me firmën e kryetarit Taulant Balla ka hartuar disa amendamente në të cilat kundërshton copëza të draftit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale të dërguar në Kuvend. “Legjislacioni aktual i BE-së për barazinë gjinore, të cilat pretendohet të përafrohen përmes këtij projektligji, nuk parashikojnë një “gjini të tretë” apo kategori të tjera përtej binaritetit burrë-grua. Përkufizimi aktual i gjinisë në Bashkimin Europian nuk mund të interpretohet si krijim i kategorive të reja juridike të gjinisë përtej...