‘Mbushi’ Shqipërinë me prostituta kolumbiane/ ‘Lukasi’ vepronte me babanë e tij

‘Mbushi’ Shqipërinë me prostituta kolumbiane/ ‘Lukasi’ vepronte me babanë e tij

Nga Carolina Bohorquez Ramirez, EL TIEMPO Burrat dhe gratë e Grupit Hetimor kundër Krimeve Seksuale në Kolumbi grumbulluan për gjashtë muaj provat materiale që mundësuan kërkesën për urdhrat e arrestit ndaj personave të dyshuar si pjesëtarë të një rrjeti të trafikut të qenieve njerëzore që kishte kaluar kufijtë deri në vende si Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Kosova. Sipas Policisë Metropolitane të Luginës së Aburrás dhe Policisë Metropolitane të Calit, kyo ishte një rrjet ndërkombëtar i specializuar në rekrutimin, transportimin dhe shfrytëzimin seksual të grave, kryesisht kolumbiane, të cilat dërgoheshin në vendet evropiane nën premtime të rreme për punësim. Pasi mbërrinin jashtë vendit, ato detyroheshin të jetonin në kushte skllavërie seksuale. Gjatë hetimit u identifikuan 60 viktima kolumbiane në vende si Shqipëria (44), Kroacia...