Sigurimi i detyrueshëm i pronës nga fatkeqësitë natyrore pritet të bëhet ligj në Shqipëri

Sigurimi i detyrueshëm i pronës nga fatkeqësitë natyrore pritet të bëhet ligj në Shqipëri

Sigurimi i detyrueshëm i pronës nga fatkeqësitë natyrore pritet të bëhet ligj në Shqipëri   Qeveria shqiptare po përgatitet të vendosë me ligj sigurimin e detyrueshëm të banesave dhe bizneseve ndaj fatkeqësive natyrore, një skemë që pritet të ndryshojë mënyrën se si përballohen dëmet nga tërmetet, përmbytjet apo zjarret. Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend në Europë pa një ligj të tillë, duke theksuar se “të gjithë duhet të përfshihen” në sigurimin ndaj fatkeqësive, përfshirë shtëpitë dhe bizneset.     Nga ana e qeverisë thuhet se zjarret e kësaj vere dhe përmbytjet e dimrit kanë nxjerrë qartazi pamundësinë e shtetit për të përballuar çdo dëm të madh financiar. Qeveria argumenton se sigurimi i detyrueshëm do të shmangë krizën buxhetore pas katastrofave,...