GJKKO “blindon” në paraburgim Aldo Avdylin

GJKKO “blindon” në paraburgim Aldo Avdylin

Kronikë E Mërkurë, 15 Tetor 2025 19:31 Një ditë pasi u prangos nga RENEA, Aldo alias Elidon Avdyli u përball me Gjykatën e Posaçme. Në dy seanca të njëpasnjëshme, kjo gjykatë konfirmoi dy masat e sigurisë “arrest në burg” të dhëna në mungesë ndaj tij për llogari të dy hetimeve të ndryshme të SPAK. Në seancën e parë, gjykata vendosi të vijojë masën e arrestit të dhënë si i dyshuar në dosjen “Revanshi”. Sipas SPAK në këtë hetim, Avdylaj dyshohet për “përgatitje të kushteve për të kryer vrasje”. Në seancën tjetër, Avdylit ju komunikua masa e sigurisë “arrest në burg” e caktuar pas dyshimeve të përfshirjes së tij në ekzekutimin e Edmir Bregut 21 janarin e vitit 2021, në Durrës. Sipas SPAK, Avdyli ishte drejtues...