Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gjueti e paligjshme në Maliq, procedohen penalisht 3 shtetas
Kronikë E Mërkurë, 15 Tetor 2025 20:20 Policia e Korçës ka kapur në flagrancë tre shtetas në Maliq duke kryer gjueti të paligjshme me armë gjahu, gjatë natës. Në vendin ku ndodheshin këta shtetas, u gjet një kafshë e egër e cila ishte tashmë vrarë me armën e gjahut. Për këtë rast janë identifikuar shtetasit me iniciale D.A., 31 vjeç, banues në Maliq, L. D., 20 vjeç dhe M. T., 23 vjeç, të cilët u proceduan penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, iu është bllokuar dhe arma e gjahut bashkë me lejen e përdorimi.