PD kërkon shkarkimin e kreut të Kuvendit Niko Peleshi, Gjiknuri e hedh poshtë

PD kërkon shkarkimin e kreut të Kuvendit Niko Peleshi, Gjiknuri e hedh poshtë

Këshilli i Legjislacionit zhvilloi mbledhjen e radhës, ku në rend të ditës ishte vijimi i shqyrtimit të kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. Dy relatorët, Ivi Kaso dhe Damian Gjiknuri paraqitën qëndrimet e tyre mbi çështjen. Si përfaqësues i PD, Kaso tha se opozita kërkon shkarkimin e kryetarit të Kuvendit për shkelje të rënda të Kushtetutës të Rregullores së Kuvendit, veçanërisht veprimet dhe mënyra e drejtimit të seancës të cilat i ka konsumuar në datën 16 dhe 18 shtator. “Konkretisht shkeljet janë të rënda që përfshijnë edhe shkeljen e Kushtetutës dhe shkeljen e Rregullores së Kuvendit, veçanërisht në thirrjen e mbledhjes së seancës plenare, shkelje që kanë të bëjnë me futjen në rendin e ditës, shqyrtimin...