Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zbulohet ‘shtëpi bari’ në Bilisht, shoqërohen disa persona!
Në qytetin e Bilishtit është zbuluar së fundmi nga policia e Korçës një ‘shtëpi bari’. Në ambientin e mbyllur janë gjetur dhe sekuestruar disa rrënjë kanabisi. Deri më tani janë shoqëruar në polici disa persona, të cilët mendohen të kenë dijeni apo lidhje me rastin në fjalë. Sakaq, hetimet janë ende në vijim ndërsa priten dhe arrestime. Akoma nuk dihen se kush janë personat që qëndrojnë pas kësaj ngjarje, ndërsa detaje të reja priten të bëhen me dije në vijim nga vetë policia.