Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Plas skandali në shtëpinë e Schumacher/ Një pilot garash nën akuzë për përdhunimin e një infermiereje që kujdesej për legjendën e F1 (Detajet)
Një pilot garash është vënë nën hetim në Zvicër, pasi akuzohet për një sulm seksual ndaj një infermiereje që kujdesej për ish-kampionin e Formula 1, Michael Schumacher. Sipas mediave zvicerane, ngjarja e dyshuar daton në vitin 2019, ndërsa kallëzimi penal është bërë në vitin 2022. Çështja pritet të shqyrtohet këtë javë nga gjykata kompetente në kantonin e Vaud. Shtypi lokal raporton se piloti i akuzuar ishte mik i Mick Schumacher, djalit të ish-kampionit të botës, dhe ndodhej si i ftuar në rezidencën e familjes Schumacher në Gland, pranë liqenit të Gjenevës. Prokuroria pretendon se gjatë një mbrëmjeje private, personi i akuzuar ka kryer një akt të rëndë ndaj infermieres që kujdesej për ish-pilotin legjendar. Në dokumentet gjyqësore thuhet se viktima dhe i pandehuri ishin takuar më parë në disa raste, por versionet e...