Rusia do të zgjerojë angazhimin e rezervistëve aktivë në Ukrainë

Rusia do të zgjerojë angazhimin e rezervistëve aktivë në Ukrainë

Rusia do të mund të dislokojë anëtarët e rezervës aktive për të luftuar në Ukrainë në bazë të ndryshimeve të reja ligjore që janë mbështetur nga Ministria e Mbrojtjes. Amendamentet e propozuara vijnë në kohën kur Rusia po vazhdon të pësojë humbje të mëdha në Ukrainë. Sipas vlerësimeve perëndimore, numri i të vrarëve dhe të plagosurve nga ana e Rusisë ka arritur në mbi 1 milion, që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Ndryshimet, të cilat pritet të miratohen nga Parlamenti rus, do t’i mundësonin po ashtu presidentit rus, Vladimir Putin, që të shmangte një mobilizim tjetër. Mobilizimi i pjesshëm që ai shpalli në shtator 2022 ishte gjerësisht jopopullor. Po ashtu, ndryshimet ligjore do t’i mundësonin...