Nëse nuk fle mjaftueshëm, trupi e kthen ushqimin në dhjam

Nëse nuk fle mjaftueshëm, trupi e kthen ushqimin në dhjam

Studimet më të fundit tregojnë se gjumi është po aq i rëndësishëm sa dieta dhe aktiviteti fizik për mënyrën si trupi përpunon ushqimin. Një hulumtim i publikuar së fundmi ka zbuluar se njerëzit që flenë vetëm 5.5 orë në natë djegin 55% më pak dhjam dhe humbasin 60% më shumë muskuj në krahasim me ata që flenë 8.5 orë edhe pse të dyja grupet ndjekin të njëjtën dietë. Kjo ndodh sepse gjumi i pamjaftueshëm çrregullon balancën hormonale në trup. Hormonet ghrelin dhe leptin, që rregullojnë urinë dhe ndjesinë e ngopjes, dalin jashtë kontrollit. Si rezultat, ndihesh më i uritur edhe kur ke marrë mjaftueshëm energji. Në të njëjtën kohë, rritet niveli i kortizolit,  hormoni i stresit, që i dërgon trupit sinjale për të ruajtur energjinë...