Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Marrëveshja e armëpushimit në Gaza/ Erdogan: Jemi të vetëdijshëm për rekordin e Izraelit në thyerjen e premtimeve!
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka folur për herë të parë për Gazën, që pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit në Egjipt. Gjatë fjalës në mbledhjen e kabinetit të udhëhequr prej tij, Erdogan teksa iu referua marrëveshjes së armëpushimit, tha se Turqia, gjithmonë dhe pa frikë e ka mbrojtur kauzën palestineze. Duke shprehur kënaqësinë për armëpushimin në Gaza, Erdogan theksoi gjithashtu se: ‘Çdo përpjekje që lehtëson barrën mbi popullin e shtypur të Gazës është e vlefshme për ne'. Ai shtoi se nuk duhet që marrëveshja e armëpushimit të shihet thjesht si një nënshkrim, porse Turqia do të vazhdojë të ushtrojë të gjithë presionin e mundshëm për të parandaluar një kthim në ditët e gjenocidit. ‘Me deklaratën e Sharmar Sheikh, ne bëmë një hap të vlefshëm drejt...