Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ballkani dhe rruga afrikane e kontrabandimit të kokainës
Investigimi i REL RRUGA E RE E KOKAINËS DREJT EVROPËS Grupet e organizuara kriminale, anëtarët e të cilave janë me origjinë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përdorin një rrugë të re për kontrabandimin e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës: përmes vendeve të Afrikës Perëndimore. Këtë e vunë në dukje studiuesit e Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GI) në një raport të publikuar në shtator. Sasha Gjorgjeviq, bashkautor i raportit, shpjegon për Radion Evropa e Lirë se grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor, përdorin rrugën përmes Afrikës Perëndimore për trafikimin e kokainës, kryesisht për shkak të pozicionit të favorshëm gjeografik të Afrikës Perëndimore, e cila ndodhet midis Amerikës Latine, ku prodhohet kokaina, dhe tregjeve evropiane, ku shitet. Raporti bazohet në 70 intervista me gazetarë...