Nga 1 nëntori rritet tarifa për karikimin e makinave elektrike – Deri në 80% më shumë gjatë orarit të pikut

Nga 1 nëntori rritet tarifa për karikimin e makinave elektrike – Deri në 80% më shumë gjatë orarit të pikut

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë miratoi vendosjen e një tarife të re për karikimin e makinave elektrike në pikat dhe stacionet me fuqi të instaluar mbi 11 kW të lidhura në nivelin e tensionit 0.4 kV. Sipas vendimit të miratuar, nga data 1 nëntor 2025 do të aplikohet çmimi i shitjes së energjisë elektrike prej 22 lekë për kWh dhe 25.3 lekë për kWh për orarin e pikut. Aktualisht, çmimi i karikimit është 14 lekë/kWh, çka do të thotë një rritje prej 57- 80 %. Ky çmim do të zbatohet për një kategori të re konsumatorësh që kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e konsumit të energjisë dhe kostove të disbalancave në rrjet për shkak të përhapjes së automjeteve elektrike dhe pikave të karikimit të...