Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
OKB: Ushtria izraelite vazhdon të vrasë civilë në Gaza
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka thënë se ushtria izraelite “vazhdon të vrasë civilë” përreth vijave të ripozicionimit në Gaza. Thuhet se të paktën 15 palestinezë janë qëlluar dhe vrarë në zonat pranë trupave izraelite në Gaza. Ushtria izraelite ende kontrollon rreth 53% të Gazës pasi forcat e saj u rikthyen në vijën fillestare të tërheqjes. Dje, ushtria izraelite tha se hapi zjarr ndaj “disa të dyshuarve”, ndërsa autoritetet shëndetësore në Gaza thanë se të paktën gjashtë palestinezë ishin vrarë nga zjarri izraelit në dy incidente të ndara. IDF tha se hapi zjarr pasi të dyshuarit kaluan vijën e tërheqjes dhe iu afruan forcave në Rripin verior të Gazës. “Është e domosdoshme të sigurohet që armëpushimi të ruhet dhe të...