Kreu i grupit të PD i përgjigjet Begajt, nxjerr dokumentet: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca

Kreu i grupit të PD i përgjigjet Begajt, nxjerr dokumentet: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca

Pas deklaratës së Presidentit Bajram Begaj për kërkesën e PD-së që kërkon shkarkimin e tij, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Bardhi ka publikuar dokumentet, ku pretendon se e djali i presidentit Bajram Begaj, paguhet 30 mijë euro në vit nga kompania ku sigurohet Presidenca. “Si gjithmonë, Bajram Begaj foli, por nuk tha asgjë! Çfarë e pengoi Presidentin të pohojë se djali i tij paguhet pa qenë fare në Shqipëri nga kompania me të cilën Presidenca ka kontratë për të gjitha prokurimet e institucionit? Sado që të shmanget e të përdridhet Presidenti i çnderuar, përgjigja është vetëm një: Korrupsioni dhe përfitimi i paligjshëm i Presidentit! Fotot më poshtë janë marrë nga dokumente zyrtare të deklarimit të pasurive dhe nga Thesari i Shtetit. Një...