BIRN: Presidenti akuzohet për përfitime nga një spital privat dhe konflikt interesi

BIRN: Presidenti akuzohet për përfitime nga një spital privat dhe konflikt interesi

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u akuzua nga Partia Demokratike në opozitë të mërkurën se kishte përfituar pagesa nga një spital privat në Tiranë, në shkelje të Kushtetutës, si dhe kishte kontraktuar kompaninë ku është punësuar i biri, nën dyshimet për konflikt interesi. Bajram-Begaj-11-1140×922 Akuzat janë pjesë e një kërkese të Partisë Demokratike për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të presidentit Begaj, pas dekretit kontrovers që ai nënshkroi për të caktuar mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë, pavarësisht se kryebashkiaku Erion Veliaj kishte dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese. Sipas kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kreu i shtetit ka kryer shtatë shkelje të rënda të Kushtetutës së Shqipërisë, duke përfshirë dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë...