Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
81-vjetori i çlirimit të Fierit! Kryetari i veteranëve: Sakrifica dhe vepra e 447 dëshmorëve meriton mirënjohje
Kronikë E Mërkurë, 15 Tetor 2025 17:21 Këtë të mërkurë u mbajt ceremonia jubilare e 81-vjetorit të çlirimit të Fierit, ku u vendosën kurora me lule pranë monumentit kushtuar kësaj dite historike. 15 tetori do të mbetet në kujtesë si dita e çlirimit të Fierit, dita më e rëndësishme për këtë qark. Kryetari i veteranëve Vangjel Ndreko, vlerësoi kontributin e dëshmorëve të rënë për atdheun. “Sakrifica dhe vepra e 1,900 partizanëve të kësaj zone, prej të cilëve 447 ranë dëshmorë, meriton mirënjohjen dhe vlerësimin e të gjithëve”, tha kryetari veteranëve, Vangjel Ndreko. Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë edhe Ceno Klosi dhe deputetë të tjerë, familje dëshmorësh dhe dhjetëra qytetarë. Me këtë rast u zhvillua edhe një koncert nga nxënësit e shkollave të qytetit....