Presidenti Begaj: Nuk ndikohem në asnjë rrethanë nga sulmet për interesa politike

Presidenti Begaj: Nuk ndikohem në asnjë rrethanë nga sulmet për interesa politike

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me fillimin e procedurës parlamentare nga ana e Partisë Demokratike, për shkarkimin nga detyra të tij. ”Presidenti i Republikës pret që Parlamenti të hetojë rreth tyre me profesionalizëm dhe transparencë të plotë. Kjo nuk duhet bërë si obligim ndaj postit të lartë të Kreut të Shtetit por si detyrim ndaj të vërtetës dhe interesit të publikut”,-thuhet në njoftimin e Presidencës. Reagimi i plotë Publiku është njohur sot me një nismë të Partisë Demokratike për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës. Presidenti i Republikës nuk komenton nismat politike të asnjerës palë, sepse një gjë e tillë nuk përputhet me neutralitetin e funksionit të lartë kushtetuese. Ai ka zgjedhur të ushtrojë mandatin presidencial, i pa...