Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Begaj e mohoi, PD publikon dokumentet: I biri paguhet 30 mijë euro nga kompania e Presidencës
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar një deklaratë të fortë ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke e akuzuar atë për korrupsion dhe përfitim të paligjshëm. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se Presidenti vazhdon të “flasë, por të mos thotë asgjë”, duke iu referuar qëndrimit të kreut të shtetit ndaj akuzave të ngritura për përfshirjen e të birit në një konflikt të pastër interesi. “Çfarë e pengoi ‘Doktorin e Mrekullive’, njëherazi Presidentin, të pohojë se djali i tij paguhet pa qenë fare në Shqipëri nga kompania me të cilën Presidenca ka kontratë për të gjitha prokurimet e institucionit?”, shkruan Bardhi. Sipas tij, i biri i Presidentit jeton dhe punon si mjek në Gjermani, por pavarësisht kësaj, ka...