Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hegseth ultimatum Rusisë: SHBA do t’ju përgjigjet siç vetëm ne dimë. Lufta duhet të mbarojë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i tha ministrave të mbrojtjes të NATO-s se Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët, do të ndërmarrin hapa për të ndëshkuar Rusinë nëse lufta në Ukrainë nuk përfundon shpejt. “Hapësira për paqe duhet të hapet tani. Nëse kjo luftë nuk mbaron, nëse nuk ka rrugë drejt paqes në afat të shkurtër, atëherë Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët tanë, do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për t’i imponuar kosto Rusisë për agresionin e saj të vazhdueshëm”, tha Hegseth në takimin që u zhvillua në Bruksel. Ai shtoi se, nëse do të jetë e nevojshme, “Departamenti i Luftës i SHBA-së është i gatshëm të bëjë pjesën e vet në mënyra që vetëm Shtetet e Bashkuara mund ta bëjnë.” Hegseth theksoi gjithashtu se Shtetet e...