“Gjeneza e UÇK është në Tiranë”, Gucati flet për protestën e 17 tetorit: Shqiptarë të bashkohemi për drejtësi

“Gjeneza e UÇK është në Tiranë”, Gucati flet për protestën e 17 tetorit: Shqiptarë të bashkohemi për drejtësi

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati në një deklaratë për mediat nga Tirana, ka zbuluar detaje nga tubimi që do të zhvillohet të premten në kryeqytetin e Shqipërisë, për të kërkuar drejtësi për krerët e Ushtrisë Çlirimtare, që po gjykohen në Hagë.  Gucati tha se protesta do të zhvillohet në Tiranë pasi këtu është gjeneza e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe dëshmorë të tjerë që ranë për lirinë e Kosovës.  “Organizimi jonë është duke vazhduar që tre muaj. Ne kemi organizuar një protestë në Prishtinë dhe një tjetër në Hagë. Protesta gjithëkombëtare në Tiranë  ka një arsye shumë të madhe pse e kemi këtu. Ne jemi një komb, një gjuhë një kulturë dhe kemi një flamurë. Gjeneza jonë, e UÇK është në Tiranë në vitet e 90-ta dhe...