Në udhëkryqin e maturisë politike

Në udhëkryqin e maturisë politike

Evropa nuk pranon shtete që ndajnë qytetarët sipas përkatësisë, por ato që ndërtojnë vlera të përbashkëta mbi drejtësi dhe përfshirje. NATO nuk ofron vetëm siguri ushtarake, por kërkon stabilitet politik të brendshëm dhe partneritet shoqëror. Elita shtetërore maqedonase duhet të heqë dorë nga nostalgjitë e rrezikshme të projekteve etnocentrike dhe të përqafojë filozofinë e bashkëjetesës si model të së ardhmes. Nga Prof. dr. Skënder ASANI Kur një shtet arrin në pikën e maturisë politike, ai duhet të dijë të zgjedhë mes kujtesës dhe përgjegjësisë, mes frikës dhe vizionit. “Udhëkryqi i maturisë politike” nuk është një metaforë abstrakte, por realiteti me të cilin përballet sot Maqedonia e Veriut. Ky është momenti që do të përcaktojë nëse vendi do të ecë përpara drejt së ardhmes euroatlantike, apo...