U kap me 25 kg kokainë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali

U kap me 25 kg kokainë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqiptar të cilit gjatë kntrollit të ushtruar iu gjetën 25 kilogramë kokainë. Mediat italiane bëjnë me dijes e karabinierët e Quattro Castella zbuluan drogën gjatë një kontrolli në qershor të vitit të kaluar, pas një hetimi të gjerë të zhvilluar nga njësia e Scandiano-s kundër trafikut të lëndëve narkotike. Sipas hetimeve, shqiptari kishte një rol të rëndësishëm në shpërndarjen e kokainës në zonën e Reggio Emilias. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia gjeti pesë çanta të mbushura me pako plastike transparente me kokainë, që peshonin mbi 25 kilogramë. Në kuzhinë u sekuestrua e gjithë pajisja për ndarjen dhe paketimin e dozave: 35 qese plastike për vakum, një rul celofani, një rul plastike dhe dy peshore precize...