Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
U arrestua në Rinas, turku Nihat Ozbek kërkesë Ministrisë së Drejtësisë dhe Komitetit të Helsinkit: S’më lënë të flas me familjen
Turku Nihat Ozbek, i cili u arrestua në Rinas nën dyshime si drejtues i një organizate të trafikut të heroinës, i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë dhe Komitetit të Helsinkit, ku kërkon verifikimin e kushteve të ambienteve të paraburgimit ku po mbahet i izoluar. Në kërkesën drejtuar institucioneve ai është shprehur se po i shkelen të drejtat themelore në qeli. “Unë i nënshkruari Nihat Ozbek ndodhem aktualisht në paraburgim në Shqipëri në kuadër të një procedure ekstradimi drejt Gjermanisë, po ju drejtohem me këtë kërkesë për të denoncuar shkeljen e të drejtave të tij themelore që janë duke mu bërë dhe për të kërkuar ndërhyrjen tuaj. Pasi që nga momenti që jam vendosur tek ky institucion jam trajtuar në mënyre te diskriminuar...