Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Begaj u kthye në kamikaz për Ramën”, Abilekaj godet Presidentin: Letra për Kushtetuesen s’është veçse presion politik
Gazetari Enton Abilekaj ka reaguar ndaj pretendimeve të kreut të Shtetit, Bajram Begaj, lidhur me letrën që ky i fundit i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese për dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore në Tiranë, pas shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli i Ministrave. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Abilkeja teksa e konsideron Begajn një maxhordom që ka vendosur të kthehet në kamikaz për kreun e qeverisë Edi Rama, thotë se letra drejtuar Kushtetueses, është bërë me qëllimin e vetëm: ndikimin. Sipas Abilekajt, askush nuk ka guxuar të ushtrojë ndikim në Kushtetuese nga ana e ekzekutivit, madje as Rama vetë, porse një lëvizje e tillë tregon qartazi se Begaj ose është zari i Rusmajlit ose të dy janë zarat e Ramës që bëjnë...