Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Gati 1 në 5 shqiptarë në rrezik varfërie – jetojnë me më pak se 324 mijë lekë në vit
Treguesit e varfërisë rezultojnë të ketë shfaqur përmirësim në vitin 2024. Në vitin 2024, janë vlerësuar rreth 4,7% më pak individë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, krahasuar me vitin 2023.INSTAT raportoi se në vitin 2024, treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, është 19,2 %, duke pësuar një rënie prej 0,6 pikë përqindje, krahasuar me të dhënat e rivlerësuara për vitin 2023. Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2024 është vlerësuar me 324.336 lekë, në krahasim me 262.325 Lekë që ishte në vitin 2023.INSTAT ka publikuar rezultatet e vitit 2024 të anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ) e cila mat nivelin e jetesës, varfërinë relative dhe privimin material...