‘Nuk ka turp më të madh, deklaron dhe dypunësim’, Këlliçi: Begaj noter i qeverisë, të shkarkohet

‘Nuk ka turp më të madh, deklaron dhe dypunësim’, Këlliçi: Begaj noter i qeverisë, të shkarkohet

Presidenti i Republikës duhet të shkarkohet, pasi jo vetëm shkeli dy herë Kushtetutën me dekretin e  zgjedhjeve në Tiranë dhe ministren Diella, por edhe me deklarimin e tij të dypunësimit së fundmi. Për këto shkaqe, partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend dhe kërkesën për shkarkim të Bajram Begajt, duke evidentuar 7 nga shkeljet kryesore, një kërkesë e firmosur nga 38 deputetë të opozitës. Kështu u shpreh deputeti i PD, Belind Këlliçi. Ai e cilësoi militant dhe noter të mazhorancës Begajn, që mbështetjen për këto shkelje e gjente te kryeministri Edi Rama. “Presidenti tregoi se është noter dhe ushtar i mazhorancës dhe jo president. Një person antikushtetues që mori e bëri një dekret antikushtetues. Noter i vendimeve të mazhorancës. Ne si opozitë dhe PD kemi dy...