PD kërkesë për shkarkimin, reagon Presidenti Begaj: Sulm për interesa politike! Parlamenti të hetojë pretendimet e pavërteta

PD kërkesë për shkarkimin, reagon Presidenti Begaj: Sulm për interesa politike! Parlamenti të hetojë pretendimet e pavërteta

Presidenca ka reaguar në lidhje me kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e kreut të shtetit.  Reagimi i plotë:   Publiku është njohur sot me një nismë të Partisë Demokratike për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës.Presidenti i Republikës nuk komenton nismat politike të asnjerës palë, sepse një gjë e tillë nuk përputhet me neutralitetin e funksionit të lartë kushtetuese. Ai ka zgjedhur të ushtrojë mandatin presidencial, i pa ndikuar në asnjë rrethanë nga sulmet për interesa politike, apo nga fabrikimi i të pavërtetave për konsum publik.Presidenti i Republikës respekton të gjitha institucionet e tjera kushtetuese, edhe kur ato marrin pozicione të kundërta me pozicionet që mban Presidenti i Republikës në ushtrim të detyrës së tij kushtetuese.Procedura për shkarkimin e Presidentit të...