Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kërkesa e PD për shkarkimin e tij, reagon presidenti Bajram Begaj
Partia Demokratike ka depozituar sot zyrtarisht kërkesën për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Në reagimin zyrtar, Presidenca thekson se Begaj nuk komenton nismat politike të asnjërës palë, pasi një veprim i tillë nuk përputhet me neutralitetin që kërkon funksioni i tij kushtetues.Lexo edhe :Related Posts Sipas njoftimit, Kreu i Shtetit ka zgjedhur të ushtrojë mandatin presidencial, i pa ndikuar nga sulmet politike. Më tej në reagim thuhet se procedura për shkarkimin e Presidentit është instrument kushtetues i Parlamentit, i cili është i lirë dhe sovran ta ushtrojë sa herë që e gjykon të përligjur Presidenti shprehet se do t’i përgjigjet parlamentit me seriozitet dhe ndershmëri, ndërsa i bën thirrje Kuvendit që të hetojë pretendimet e ngritura nga grupi parlamentar i PD-së...