Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tensioni rritet në Tiranë/ PD kërkon shkarkimin e Bajram Begajt, reagon Presidenca
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë pas nismës së ndërmarrë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike për shkarkimin e tij nga posti i Kreut të Shtetit. Reagimi i Presidentit Bajram Begaj: Publiku është njohur sot me një nismë të Partisë Demokratike për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës.Presidenti i Republikës nuk komenton nismat politike të asnjerës palë, sepse një gjë e tillë nuk përputhet me neutralitetin e funksionit të lartë kushtetuese. Ai ka zgjedhur të ushtrojë mandatin presidencial, i pa ndikuar në asnjë rrethanë nga sulmet për interesa politike, apo nga fabrikimi i të pavërtetave për konsum publik.Presidenti i Republikës respekton të gjitha institucionet e tjera kushtetuese, edhe kur ato marrin pozicione të kundërta...