Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Beqaj mohon akuzën për korrupsion: “S’isha funksionar i lartë”, këmbëngul SPAK: Ka vjedhje fondesh të BE-së
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është mbajtur seanca paraprake me dyer të mbyllura ndaj Ilir Beqajt për vjedhjen e fondeve të BE-së kur ai drejtonte agjencinë SASPAK. Në fjalën e tij, Beqaj ka kundërshtuar akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarit të lartë, për të cilën thotë se pozicioni i tij si drejtor i SASPAK nuk hyn në listën e funksionarëve të lartë. Por nga raportimi i djeshëm i kreut të SPAK, Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve, Ilir Beqaj u shpreh se kuptoi përse e kanë kualifikuar veprën ndaj tij sikur ka qenë funksionar i lartë shtetëror. Sipas Beqajt, cilësimi në këtë formë do t’i shërbente statistikave të SPAK-ut për hetimin e funksionarëve të lartë për vjedhjen e fondeve të BE-së. SPAK...