Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Akuzat për kultivim lëndësh narkotike, gjykata australiane jep vendimin për Belina Pupën
Gjykata e Magjistraturës në Adelaide ka vendosur të pushojë njërën nga akuzat ndaj terapistes dhe influencueses shqiptare, Belina Pupa, per kultivimin e një sasie droge të kontrolluar. Sipas dokumenteve gjyqësore, akuza për kultivimin e 43 bimëve kanabisi në një pronë në Ascot Park nuk do të vazhdohet më, duke nënkuptuar se nuk ka asnjë vendim për fajësi apo dënim në këtë drejtim. Megjithatë, çështja e dytë, që lidhet me ndërhyrjen e paautorizuar në furnizimin elektrik, mbetet ende në proces dhe është shtyrë për seancë më 25 nëntor 2025, në Gjykatën e Adelaide. Sipas dokumenteve, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë periudhës 1 janar deri ne 4 prill 2025. Kujtojme se Belina Pupa tha se çështja lidhet me një pronë të dhënë me qira, por që...