Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ndryshon axhenda e Superiores, Tirana largohet sërish nga “Selman Stërmasi”
Axhenda e Superiores për këtë javë ka ndryshuar, pasi Tirana nuk do e presë Teutën në stadiumin “Selman Stërmasi”. Bardheblutë kanë vendosur ta luajnë këtë takim në “Air Albania”, ndërsa ky ndryshim është konfirmuar nga FSHF. Sfida është e vlefshme për javën e shtatë të Superiores. Bardheblutë kanë ruajtur entuziazmin e fitores në derbi ndaj Partizanit, ndërsa do kërkojnë të vazhdojnë ecurinë e rezultateve pozitive. Aktualisht Teuta mban vendin e katërt. “Djemtë e detit” kanë 5 pikë më tepër se kryeqytetasit në renditjen e përgjithshme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb