Trondit gazetari! Kanë nisur pazaret dhe lobingjet në garën për kreun e SPAK, ja kush…

Trondit gazetari! Kanë nisur pazaret dhe lobingjet në garën për kreun e SPAK, ja kush…

Gazetari Flamur Vezaj tha në “Puls” nga Bruna Çifligu në A2 CNN se kur kanë mbetur edhe pak javë nga përfundimi i mandatit të Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme, kanë nisur lobingjet për zgjedhjen e drejtuesit të ri.  “Unë mendoj që personazhet të cilët janë më shumë të meritueshëm për këtë pozicion janë prokurorët Adnan Xholi dhe Doloresa Musabelliu”, tha Vezaj. “Se çfarë do ndodhë në KLP, për shkak se kanë filluar edhe atje lobingjet, njohjet, favorizimet… Unë nuk kam asgjë personale qoftë me prokurorin Klodi Braho apo me Elvin Gogajn, por mos harroni që Klodian Braho është personazhi i cili në veting ja ka nxjerrë shërbimit sekret, DSI-ja, i nxori problemet sepse kishte udhëtuar me persona me precedentë penal. Nuk po themi që është një nga arsyet për mos të marrë detyrën në krye të SPAK-ut, por mendoj që zoti Xholi është më institucionalist”. ...