Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Begaj shkresë Kushtetueses: Shpallni moskompetencë për dekretin e zgjedhjeve në Tiranë. Kërkesa e Veliajt, e pabazuar
Presidenti Bajram Begaj dërgon në Gjykatën Kushtetuese pretendimet lidhur me rrëzimin e dekretit të tij, për zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Tiranës. Në një shkresë drejtuar Kushtetueses, Begaj kërkon që kjo gjykatë të shpallë moskompetencë për dekretin e tij që përcakton datën 9 nëntor për mbajtjemn e zgjedhjeve. Begaj i kërkon Gjykatës Kushtetuese që në seancën e datës 31 tetor të heqë masën e pezullimit të zgjedhjeve si dhe të rrëzojë ankimin e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj. Gjithashtu, Presidenti i Republikës i kërkon Kushtetueses që të urdhërojë KQZ-në për të zhvilluar zgjedhjet në Tiranë. Pjesë nga shkresa e Begajt drejtuar Gjykatës Kushtetuese Institucioni i Presidentit të Republikës, në cilësinë e palës së interesuar, i kërkon Gjykatës Kushtetuese: Të deklarojë në fillim të seancës së shqyrtimit të datës 31.10.2025 moskompetencën lidhur me dekretin nr. 350, datë 1.10.2025; Të vendosë në...