Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dosja SASPAK, Ilir Beqaj i përgjigjet Dumanit nga GJKKO: SPAK kërkon të më bëjë statistikë, s’kam qenë funksionar i lartë
Sot është mbajtur seanca për Ilir Beqajn në ambientet e GJKKO-së, por me dyer të mbyllura. Beqaj i është përgjigjur deklaratave të kreut të SPAK, Altin Dumanit dje nga komisioni i Ligjeve, duke thënë ‘SPAK kërkon të më bëjë statistikë, ndërsa shton se nuk ka qenë funksionar i lartë. SPAK e akuzon Ilir Beqajn se ka vjedhur fondet e BE-së kur drejtonte agjencinë e SASPAK. Krahas kësaj dosje, Ilir Beqaj akuzohet edhe për koncesionin e “Sterilizimit” në shëndetësi. “Se kush funksionar i lartë sipas Kushtetutës dhe K.Pr.P. është shumë e qartë. Listë e subjekteve është shteruese. Më ka habitur shumë kjo lloj akuze. Kam pritur ballafaqimin gjyqësor. Por nga dje e kuptova. Më sqaroi drejtuesi i SPAK me çfarë raportoi në Komisionin e Ligjeve të...