Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kampe ruse në Ballkanin Perëndimor? Vuçiç: Në kampin për stërvitje luftarake në Serbi ishin edhe tre shtetas rusë
Autoritetet në Serbi kanë konstatuar se në kampin për stërvitje luftarake-taktike të shtetasve moldavianë dhe rumunë në perëndim të Serbisë kanë qenë të pranishëm tre shtetas të Federatës Ruse, deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, më 15 tetor. Këtë deklaratë Vuçiq e bëri gjatë konferencës për media në Beograd me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke iu përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse ishte verifikuar pretendimi se shërbimet ruse qëndronin pas kampit luftarak pranë Loznicës. “Nuk mund të them se ishte ndonjë shërbim rus, por kemi konstatuar praninë e tre shtetasve rusë në kampin Sunçana Reka, afër Loznicës. Kemi shoqëruar personat e kombësisë serbe që ishin të disponueshëm për ne. Ata na dhanë informacion për personat në fjalë dhe hetimi vazhdon”,...