Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Listë e gjatë mashtrimesh elektorale”/ Ulja e çmimeve, reagon PL: Qeveria nuk mori asnjë masë, vetëm propagandë
Zv.Presidentja e PL, Erisa Xhixho, theksoi se qeveria nuk mori asnjë masë për uljen e çmimeve me synim lehtësimin e familjeve në kohë inflacioni. Ajo tha se në këto kushte është e nevojshme që të hyjë politika fiskale. “Premtim rezultoi një mashtrim në listën e gjatë të mashtrimeve elektorale. Asnjë masë nuk është marrë nga qeveria për uljen e çmimeve për të lehtësuar familjet. Qe vetëm propagandë. Të nderuar qytetarë në kushtet e inflacionit të lartë dhe rritjet e kostove të jetesës bëhet e nevojshme që politika fiskale të hyjë. PL ka depozituar në parlament projektligjin për tatimin e vlerës së shtuar. Me këtë propozim kërkojmë një shtesë në këtë ligj. Shkalla e tatimit të aplikohet në masat e shportës bazë. Ne kemi bindjen se...