Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Destinacionet më të bukura në Europë për të shijuar ngjyrat e vjeshtës
Sezoni i motit të freskët dhe pijeve të ngrohta ka mbërritur, dhe për ata që kërkojnë udhëtimin ideal në Europë pa vapën e verës e pa turmat e turistëve, vjeshta është periudha perfekte.Nga Alpet zvicerane te qytezat e Francës, këto destinacione ofrojnë një përzierje mahnitëse midis ngjyrave të arta të pyjeve, qetësisë dhe aromës së kafesë së mëngjesit me pamje malore.Bern, ZvicërKryeqyteti i Zvicrës, i njohur për arkitekturën mesjetare, rrugët me kalldrëm dhe kullën e famshme, shndërrohet në një përrallë të vërtetë gjatë vjeshtës.I rrethuar nga Alpet Bernese, qyteti ofron pamje të mrekullueshme të maleve të mbuluara me drurë larshi që marrin ngjyrë të artë përpara dimrit. Një shëtitje deri në malin Gurten, përmes funikulorit, të lejon të shijosh panoramën më të bukur të Zvicrës...